GOSTIVISHTI
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës, në P të Ersekës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Lengëzë, Kodras e Kabash, popullsia 1193 banorë. Nga lagjja Peras e fshatit G. (sot e shkatërruar) ishte familja e mësuesve patriotë Gjergji, Gjerasimi, Sevastia e Parashqevi Qirjazi. Shkolla e parë shqipe u hap më 1892. Më 1914 në këtë fshat forcat shoviniste greke masakruan patriotët Vasil e Paro Kita (atë e bijë). Këshilli NÇ u formua në nëntor 1942. Nga fshati dolën shumë partizanë. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1957. G. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1966. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave dhe i perimeve. G. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gostivishti
[cite]