GRIZHA
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (V). Qendër e fshatit të bashkuar në të cilin bëjnë pjesë fshafrat: Demiraj, Ktosh, Gjorm, Meshtjerra, Reç, Qafë Gradë, Repisht e Vajush. Popullsia 6700 banorë. Përmendet si fshat që më 1416-1417. Fshatarët kanë marrë pjesë në kryengritjet kundër pushtuesit osman më 1869 dhe në luftërat për mbrojtjen e trojeve. G. ka qenë bazë e Luftës ANÇ. Këtu ka vepruar çeta e dytë e Grizhës. Më 1959 u formua koop. bujqësore «Partizani». Bën pjesë në koop. e bashkuar që u krijua më 1970. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, vreshtat, gështenjat dhe rritja e bagëtive të imëta. G. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grizha


[cite]