GROPAJT
✤ Familje feudale shqiptare, pinjollë të së eilës përmenden që nga shek.XIII dhe në shek.XIV; janë sundimtarë në krahinën rreth Ohrit. Më 1273 «sevastit» Pal Gropa i njihet nga mbreti Karl Anzhu e drejta e zotërimit të disa fshatrave në krahinën e Dibrës (midis të cilave Zerqani), ashtu siç i kishte zotëruar edhe nën sundimin bizantin. Më 1380 një Gropa përmendet si sundimtar (zhupan) i Ohrit dhe dhurues i një kishe të pasur. Pasardhësit e tyre i gjejmë të lidhur nie luftën e Skënderbeut. Zaharia G. ishte komandant i shquar që u dallua në një sërë luftimesh me osmanët, për çlirimin e kalasë së Sfetigradit dhe në betejën e Vajkalit kundër Ballaban Pashës.

(P.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gropajt


[cite]