GRILI
✤ Fshati i rrethit të Shkodrës (VP). Shtrihet në fushën e Shtojit tokat e së cilës lagen nga ujërat e liqenit të Shkodrës. Është qendër e fshatit të bashkuar ku përfshihen edhe fshatrat: Boriç, Omaraj, Gruemirë, Shtoj i Vjetër, Grudë-Fushë, Linaj -Egç-Lepurosh, Kurt-Kurtaj, Kok-Papaj, Rash-Kullaj, Vorfë . dhe Bruçaj, popullsia gjithsej 10.000. Është qendër banimi që para dy shekujve. Fshati ka ndihmuar në mënyrë aktive

Lëvizjen NÇ; këshilli NÇ është ngritur në maj 1943. Më 1 shkurt 1944 në afërsi të fshatit Gril, në hreg të liqenit të Shkodrës ra në përleshje me foreat reaksionare kandidati i K Q të PKSH Vasil Shanto (shih) Hero i Popullit, së bashku me partizanët Reshit Rusi e Rifat Manjani. Në qendër të fshatit është ngritur lapidari kushtuar Vasil Shantos. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në mars 1947. G. ka luajtur një rol pararojë për kolektivizimin e bujqësisë në rreth. Qendër e kooperativës bujqësore «Vasil Shanto». Ka drejtim kryesor kultivimin e duhanit, tp drithërave të bukës, lulediellit e perimeve; dallohet për rritjen e gjedhit, në zonën malore është zhvilluar rritja e bagëtive të imëta. Ka shkollë 8-vjeçare, muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grili


[cite]