GJENDRAT E PËSHTYMËS
Në zgavrën e gojës. në çdo anë të saj, ndodhen nga tri gjëndra pështyme, që janë: gjëndra parotide, gjëndra e nënofullës dhe ajo e nëngjuhës. Këto gjëndra kanë për detyrë që, sipas natyrës së ushqimit që hyn në gojë, të lëshojnë pështymën: kur ushqimet janë të thata, ato lëshojnë më shumë pështymë, dhe e kundërta.
Përpunimi kimik i ushqimeve fillon që në gojë. Në fakt pështyma nuk shërben vetëm për të njomur ushqimin e për të lehtësuar kapërdimjen e kafshatës. Pështyma, përveç të tjerave, përmban dhe dy enzima: amilazë dhe maltazë, që fillojnë që në zgavrën e gojës zbërthimin kimik të disa lëndëve ushqyese.
[cite]