KUJTESA

Kujtesa është një proces me anën e të cilit ne ngulitim e ruajmë në trurin tonë vrojtimet e përvojës sonë të kaluar. Këto «kujtime» ne mund t’i riprodhojmë edhe pasi të kenë kaluar shumë vite. Njihen njerëz që kanë kujtesë shumë të fortë. Kështu, p.sh., ka njerëz që mjafton të shikojnë për 2 ose 3 minuta një numër, të formuar nga 20-25 shifra, e ta riprodhojnë atë nga fillimi deri në fund pa asnjë gabim. Këta njerëz janë në gjendje ta rikujtojnë e ta riprodhojnë atë numër edhe pasi të kenë kaluar disa vjet. Studimet e kryera që nga fillimi i këtij shekulli dhe veçanërisht ato të dhjetëvjeçarëve të fundit, kanë shpënë në përfundimin e parë të rëndësishëm se në trurin tonë nuk ekziston një qendër e posaçme në të cilën depozitohet kujtesa. Përkundrazi, në formimin e kujtesës marrin pjesë struktura të ndryshme të trurit. Veçanërisht një rol me rëndësi të madhe në formimin e kujtesës luajnë disa struktura të thella të trurit, si p.sh. talamusi, lobi ballor e të tjera. Por ku nguliten, «ku inçizohen» në trurin tonë faktet ë përvojës jetësore.

Por ç’është kujtesa? Ku regjistrohen këto fakte? Si e sjellim ndërmend një fakt që ka ndodhur. para shumë vitesh? Këto janë pyetje që kanë preokupuar studiuesit që në lashtësi. I pari që u muar me shpjegimin e kujtesës ishte Aristoteli. Ai, në librin e tij «Mbi kujtesën dhe kujtimet», jep këtë shpjegim. Në trurin tonë, thotë Aristoteli, ndodhen disa pllaka shumë të vogla prej dylli, në të cilat nguliten faktet e vrojtimet e jetës, që mbeten e që formojnë kujtesën tonë. Mendimi i Aristotelit, i shprehur para 2500 vjetëve, është i thjeshtë, fëminor, megjithatë ka diçka të vërtetë. Ai kujtesën e quan diçka materiale, një shenjë që gdhëndet e ngulitet në një «pllakë dylli», pra ajo nuk është diçka ideale. Pas Aristotelit shumë shkencëtarë të tjerë janë marrë me studimin e këtij procesi shumë të ndërlikuar, të kujtesës, dhe sot mund të themi se është arritur të zbulohen disa mekanizma të fshehta të trurit që realizojnë kujtesën tonë. që formojnë kujtesën tonë? Pas shumë studimesh dhe eksperimentimesh me të vërtetë të habitshme, u arrit në përfundimin fantastik se kujtimet tona «inçizohen», «gdhenden» në disa lloj proteinash që gjenden në qelizat nervore të trurit. Si të thuash këto proteina janë «pllakat e dyllit«që përmend Aristoteli. Por si ndodh «inçizimi» i fakteve në këto proteina? Në mënyrë të thjeshtë mund ta shpjegojmë kështu: impulset elektrike që vijnë nga organet tona të shqisave e që përmbajnë ngacmimet e botës së jashtme,pasi kalojnë në disa struktura trunore, veprojnë edhe në brendësi të qelizave nervore të trurit, duke shndërruar strukturën e proteinave të tyre. Këto proteina, nën veprimin e këtyre impulseve elektrike, ndryshojnë strukturën e tyre të parë në një strukturë të dytë. Pikërisht në këtë ndryshim të strukturës së këtyre proteinave ndodh ngulitja në trurin tonë të ngacmimeve të realitetit, që përcjellin shqisat tona në zona të ndryshme të trurit. Me këtë zbulim nuk do të thotë se është zbuluar çdo gjë rreth kujtesës.

Mbetet, p.sh., për të zbuluar se si ne arrijmë të sjellim ndërmend një fakt të harruar, si arrijmë të ringjallim në përfytyrimin tonë ngjarje e fakte që janë ngulitur më parë në trurin tonë etj. Ndërkaq ka edhe shumë «të fshehta» të tjera që presin të zbulohen e të njihen, p.sh. si realizohet mendimi abstrakt, pra të njihen ato mekanizma fiziologjike që realizojnë të menduarit e shumë procese të tjera që përbëjnë atë që ne e quajmë veprimtari të lartë nervore. Por me siguri zhvillimi i shkencave do të bëjë të mundur njohjen edhe të funksioneve e të mekanizmave të tjera të trupit tonë. Dhe kjo nuk do të jetë e largët.

Trupi — Ynë

[cite]