HAFTNA
✤ (Laurus nobilis L.). Shkurre ose dru i voeël gjithmonë i gjelbër, deri 15 m i lartë dhe 50 cm i trashë, me gjethe të qëndrueshme, të forta, gjatore, të lëmuara e me erë të këndshme, me 1-3 lule me ngjyrë pothuajse të verdhë të vendosura në lulesa që lulëzojnë në muajin mars. Bën frut një drupë të vogël me ngjyrë të zezë, me shije të hidhur, por me erë të këndshme që piqet në tetor. D. është bimë që pëlqen klimë të ngrohtë mesdhetare dhe toka të pasura e të shkrifta. Shumëzohet me farë, me copa degësh, si dhe me përpajnë ose minjollë. Në Shqipëri rritet nëpër grykat e honeve, përrenjve apo lumenjve si në Konispol, Sarandë (Butrint), Delvinë, gjatë bregdetit të Himarës në Karaburun, Tepelenë, në Grykën e Këlcyrësetj. Mbillet si shkurre zbukuruese në parqe elulishte. Druja eD. ështëe bardhëderi emurme, mjaft e fortë dhe e rëndë, përdoret për vegla e orenditëvogla. GjetheteD. meqenëse janëmeerë të këndshme përdoren në gjellë, si dhe në industrinë e sapunit e të parfumerisë. Përmbajnë esenca stimuluese, që përdoren në mjekësi. Nga kokrrat e D. nxirret një lloj vaji, i cili gjithashtu përdoret në ind. e sapunit, parfumeri e mjekësi.

(J.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Haftna


[cite]