HASHORVA VELI


HASHORVA VELI
✤ (1892-1975). Patriot demokrat ahe gazetar i dalluar. Veprimtarinë patriotike e filloi në qytetin e lindjes, në Gjirokastër si anëtar i klubit «Drita» të themeiuar atje më 1908. Më 1911 shkoi në Stamboll për studimet e larta dhe u kthye në Shqipëri më 1912. Si veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, u ndoq dhe u persekutua nga forcat greke kur ato pushtuan Gjirokastrën, më 1913. Për t’u shpëtuar ndjekjeve të mëtejshme, në maj 1915 mërgoi në SHBA, ku punoi pranë Federatës «Vatra» (shih). Më 1916 botoi në Nju-Jork gazetën «Vjosa» me frymë politike kombëtare. U kthye në Shqipëri më 1919. Mori pjesë në Kongresin e Lushnjës (shih) si një nga përfaqësuesit e Gjirokastrës, në lufiën e Vlorës më 1920 (shih) si edhe në lëvizjen demokratike që shpuri në Revolucionin e Qershorit 1924 (shih) Në vitet 1920-1924 botoi në Gjirokastër gazetën «Drita» (shih) me përmbajtje antiimperiaiiste, antifeudale e demokratike. Me fitoren e kundërrevolucionit zogist të dhjetorit 1924 mërgoi jashtë atdheut. Përshëndetf””çlirimin e vendit dhe fitoren e Revolucionit Popullor. Vdiq në Turqi.

(M. Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hashorva Veli


[cite]