HASI
✤ Krahinë gjeografike etnografike në rrethin e Kukësit, midis pellgut të Krumës në VP, atij të Kukësit në JL, luginës së Drinit në JP dhe Drinit të Bardhë në VL. Është e ndërtuar prej shkëmbinjsh magmatikë ultrabazikë që mbulohen nga një pllakë e trashë gëlqerorësh të kretakuh Relievi është kryesisht i ulët malor (10001200 m) dhe pjesërisht malor (Gajrepi, Pashtriku, Maja e Kunorës) me lartësi 1400-1900 m. Gëlqerorët janë copëtuar me shumë hinka dhe gropa karstike. Qafat kryesore janë ajo e Erës (llOOm), që lidh pellgun e Krumës me atë të Vlahnës, qafa e Mullarëve (1220 m), që lidh Hasin e «Thatë» me Hasin e Rrafshit (jashtë kufirit shtetëror).

I vetmi lumë është ai i Krumës, me degëzimet e shumta të tij (dega e djathtë e Drinit). Bimësia. është e zonës së dushkut dhe të ahut (mbi lartësinë 1100-1200 m). Rreth Pashtrikut ka edhe kullota alpine. Ka xeherorë kromi dhe bakër (Golaj, Perollaj, Nikoliq). Nga ana etnografike H. ndahet në dy: nga L «Hasi i Rrafshit» ose i «butë» me 60 fshatra dhe nga P «Hasi i Gurit» ose i «thatë» me 24 fshatra. Banorët e quajnë veten dukagjinas dhe vendin Dukagjin. Tradicionalisht në H. e Rrafshit mbizotëronte bujqësia, në H. e Gurit blegtoria. Për shkak të kushteve të vështira në të kaluarën banorët shkonin në mërgim si zejtarë, kryesisht furrtarë e mullisë. Qendra ekonomike-shoqërore të H. kanë qenë Gjakova dhe Prizreni. Tiparet gjuhësore anojnë nga e folmja e Malësisë dhe marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore rregullohesliin me kanunin e saj. Banesat janë kryesisht të tipit të kullës, veshja e njëjtë si në Malësinë e Gjakovës. Është e njohur puna e gravë të H. për përgatitjen e dyshekëv’e e jastëkëve, torbave e hejbeve prej leshi të punuara me shije. Më-1913 vija e kufirit ndau krahinen përgjysmë. Pjesa brenda kufijve të RPSSH përfshihet në rrethet e Tropojës e të Kukësit. Pas Çlirimit H. është transformuar rrënjësisht. Është e zhvilluar bujqësia (misri, gruri, thekra, patatja, pemëtaria), blegtoria (lopa, delja) dhe shfrytëzimi i pyjeve. Qendrat kryesore të banimit janë: Kruma (qendra), Perollaj, Cahani, Tregtani, Pogaj, Shalqini, Golaj, Nikoliqi etj.

(Gj.G-Rr.Z.)

✤ Lloj i pronës tokësore feudale më i madh se timari dhe ziameti (shih). Të ardhurat vjetore prej tij ishin mbi 100.000 akçe. H. e para në tokat shqiptare u krijuan gjatë shek. XV dhe u shtuan më vonë me përforcimin e pushtetit osman. Më të mëdha ishin H. që zotëroheshin nga sulltani. Të ardhurat e tyre vileshin për llogari të thesarit shtetëror. Ato përfshinin të ardhurat më të rëndësishme të vendit, të cilat vinin nga taksat e vjela gjatë shitblerjes së mallrave në tregjet kryesore, nga doganat, kriporet, peshkimi, minierat, si dhe nga detyrimet e një numri qytetesh dhe fshatrash (436). Në çdo sanxhak ishin krijuar edhe H. të tjera, që zotëroheshin nga sanxhakbejlerët, të ardhurat vjetore të të cilave, duke mos Uogaritur ato që shkonin në dobi të shtetit, herë-herë i kalonin të 500.000 akçet. Struktura dhe kushtet e zotërimit të H. të sanxhakbejlerëve ishin të njëjta me ato të llojeve të tjera të feudit osman, si timari dhe ziameti.

(S.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hasi


[cite]