HEMATOLOGJIA


HEMATOLOGJIA
✤ Degë e mjekësisë që studion sëmundjet e gjakut. Edhe në Shqipëri ndeshen anemitë nga mungesa e hekurit, anemitë hemolitike, hemoglobinopatitë (leukoza, lemfoma), diatezat hemoragjike, koagulopatitë, adeno e splenomegalitë kronike etj. Në vitet e para pas Çlirimit të vendit, këto sëmundje diagnostikoheshin e mjekoheshin nga mjekët e përgjithshëm. Më 1960 H, doli si disiplinë më vete, me kuadër të specializuar dhe me laboratorin përkatës, ndërsa më 1981 u nda si shërbim më vete. Ky shërbim sot kryhet edhe në disa rrethe kryesore të vendit me specialistë hematologë. Përdoren gjerësisht metodat e ekzaminimit paraklinik, si trapanobiopsia, ekzaminimet citokimike, enzimologjike, imunohematologjike, të elektroforezës së hemoglobinës, radioizotopike, të studimit kromozomik, etj. Të gjitha këto kanë krijuar kushtet për zbulimin, diagnostikimin dhe mjekimin me kohë e me sukses të shumë sëmundjeve të gjakut. Janë bërë depistime në masë për shtrirjen dhe rastisjen e hemoglobinopative në ish-brezin malarik të zonës bregdetare të vendit.

(A. Ve.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hematologjia


[cite]