HEZEJ LEON
✤ (Leon Heuzey). Arkeolog francez. Vizitoi Shqipërinë më 1861 për të studiuar terrenin ilir e maqedon, të përshkuar nga Cezari në luftë me Pompein. U kushtoi vëmëndje të veçantë edhe qyteteve e monumenteve arkeologjike. Zbuloi i pari gërmadhat e Orikut dhe planimetrinë e parë të mureve rrethuese të Apolonisë. Kopjoi të gjitha mhishkrimet greke, latine e bizantine që ndeshi në këtë udhëtim dhe paraqiti në vizatime një tok pjesësh arkitektonike e skulpturash nga Pojani e Durrësi. Monumentet më me vlerë historike e artistike, ndër to mbishkrimin e fshatit Arapaj që bën fjalë për ujësjellsin e Dyrrahut (shek. II) i nisi për në muzeun e Luvrit. Botoi bashkë me arkitektin H. Dame dy vëllime me titullin Mision arkeologjik në Maqedoni (Mission Archeologique de Macedoine, Paris, 1876). Vepra tjetër Veprimet ushtarake të Jul Cezarit (Les OpSrations militaires de Julis Cesar, Paris 1886) në pjesën më të madhe zhviiluar në truallin ilir, ka edhe interes gjeografik e folkiorik për gjendjen në shek. XIX.
(H. C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hezej Leon
[cite]