HIDROLOGJIA


HIDROLOGJIA
✤ Shkenca që studion ujërat natyrore (lumenj, liqene, këneta etj.) si dhe dukuritë e proceset që ndodhin në to. Lidhet ngushtë me klimatologjinë, gjeografinë, gjeologjinë, pedologjinë dhe biologjinë. Ndahet në oqeanologji (H. e oqeaneve dhe e deteve) dhe në H. e steresë, në të cilën veçohen H. e lumenjve, H. e liqeneve e kënetave dhe H. e akullnajave. merret kryesisht me regjimin, bilancin dhe dinamikën e masave ujore (rrjedhja, valëzimi, -përzierja e shtresave) dhe të shtratit të tyre (formimin e tabanit dhe brigjeve, lëvizjen e lëndës së ngurtë), proceset termike dhe gjendjen agregate të ujit (ngrirjen, shkrirjen, avullimin), proceset kimike dhe biologjike që ndodhin në ujërat. Para Çlirimit në Shqipëri kishte vetëm një zyrë hidrografike pranë Ministrisë së Punëve Botore, me një veprimtari tepër të kufizuar. Pas Çlirimit dhe veçanërisht me krijimin e Shërbimit Hidrometeorologjik më 1949 (soit Instituti Hidrometeorologjik), H. filloi të zhvillohet mbi baza të shëndosha. U krijua rrjeti hidrologjik (shih) i shpërndarë në të gjithë territorin e vendit dhe mbi bazën e të dhënave të grumbulluara filluan të kryhen studime e punime me karakter përgjithësues e zbatues. Sat studime për H. kryhen nga Instituti Hidrometeorologjik dhe Universiteti i Tiranës.

Ndër punimet më të rëndësishme në fushën e IT. janë monografia «Hidrologjia e Shqipërisë», studimet mbi H. e pellgjeve ujëmbledhëse të 1. Drin, Seman, Vjosë, Mat, Shkumbin etj., studimet hidrologjike për projektimin e HEC-ve mbi 1. Drin e Vjosë, studimi hidrologjik për projektimin e Portit të Ri të Vlorës, si dhe një varg studimesh të tjera në mbështetje të projektimit të veprave të ndryshme si ura, hekurudha, kanale ujitëse, HEC të vogla, ujësjellës etj. Ndër studiuesit në fushën e H. përmenden Raqi Mukeli, Niko Pano, Bardhyl Shehu etj.

(A. Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hidrologjia


[cite]