HIDROVORËT


HIDROVORËT
✤ Stacione pompash që shërbejnë për të tërhequr ujin nga tokat bujqësore, të cilat nuk ka mundësi të kullohen me rrjedhje të lirë. Ndëutesa e H. ka veprën e hyrjes së ujit, sallën ku janë vendosur pompat, pajisjet elektrike dhe veprën e daljes së ujit. Pompat përgjithësisht janë me bosht vertikal, ngrejnë në lartësi të vogël (deri 10 m) një sasi rtë madhe uji — nga 500 deri 10000 lit/sek. Në H. zakonisht vendosen pompa sipas madhësisë së fushës që do të kullohet. Në Shqipëri, kryesisht për kullimin e tokave në zonat e ulëta bregdetare, janë ndërtuar 20 hidrovorë me kapacitet të përgjithshëm rreth 370 m3/sek.

(Dh.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hidrovorët


[cite]