HIGJIENA


HIGJIENA
✤ Degë e mjekësisë që studion ndikimin e mjedisit të jashtëm dhe të veprimtarisë së njeriut mbi organizmin e tij, përpunon maset për parandalimin dhe mënjanimin e sëmun; jve dhe për të krijuar kushte të përshtatshme rir të mos lejuar shfaqjen e përhapjen e tyre. H. synon të sigurojë kushte për zhvillimin normal fizik e mendor të njeriut, për forcimin e siëndetit, rritjen e afitësive të tij për punë, jerëgjatësi sa më të madhe etj. H. ndahet në disa disiplina, si H. e ushqimit, komunale, e punës, shkollore etj. Në Shqipëri para Çlirimit për H. mefreshin vetëm disa masa të pjesshme e të kufizuara. Pas Çlirimit, si pjesë e politikës së PPSH dhe e kujdesit të pushtetit popullor për shëndetin e masave, u përcaktuan me dispozita të veçanta masat për H. e prodhimit, për ruajtjen dhe transportin e sendeve ushqimore, për pastrimin e qendrave të banuara etj. Më 1951 doli dekreti mbi Inspektoratin shtatëror sot Ins-pektorati Sanitar Shtetëror (shih), të cilit më 1968 iu bënë plotësime, më 1976 doli dekreti mbi mbrojtjen e mjedisiit nga ndotjet. Një shtytje punës shkencore në këtë fushë i dha ngritja më 1969 e Institutit të Higjienës e të Epidemiologjisë (shih). Të lidhura me veprimtaritë e tjera ekonomike-shoqërore, janë zhvilluar në veçanti H. e qytetit dhe H. ushqimore (shih).

H. shkollore merret me përpunimin dhe përcaktimin e normave e të rregullave higjieno-sanitare në insititucionet për fëmijë, për të siguruar një zhvillim harmonik fizik e mendor të brezit të ri. Vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 1978 mbi vendosjen e shërbimit shëndetësor në shkolla i dha një shtytje të madhe kësaj veprimtarie. Bëhet një punë e studiuar për zbulimin e mjekimin e sëmundjeve të gojës, fytit si dhe për studiihin e kushteve të mjedisit shkollor, Sot përdoret termi H. e fëmijëve në rritje. H. ushtarake studion dhe përcakton masat për mbrojtjen e trupave nga ndikimi i dëmshëm i faktorëve -të ndryshëm të mjedisit mbi gjendjen shëndetësore dhe aftësinë luftarake të trupave. Ndihmesë në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë kanë dhënë: Ciril Pistoli, Tahir Cenko etj.

(H. Me.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Higjiena


[cite]