HOSTENI
✤ (1945). Revistë e përdyjavshme satiro-humoristike e ilustruar me karikatura. Numri i parë doli më 25 gusht 1945 si gazetë satirike e përjavshme, deri në qershor 1950 kur u kthye në revistë. H. propagandon vijën politike të PPSH duke përdorur armën e satirës dhe të humorit, duke pasur si objekt armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të Shqipërisë socialiste, si dhe mbeturinat e së kaluarës e shfaqjet e huaja në ndërgjegjen e njerëzve tanë, të metat tona të mtjes. Trajton sidomos temat e luftës kundërpsikologjisë mikroborgjeze, kundër interesit vetjakqë vihet mbi atë të përgjithshëm, kundër zakoneve prapanike, të veshura me petka të reja etj. Në tematikën e jashtme sot tehu satirik drejtohet kundër politikës agresive të imperializmit dhe socialimperializmit. Përveç shkrimeve puhlicistike si fejtone dhe pamflete, H. boton edhe materiale letraro-artistike, si novela, tregime, skica, poema, poezi satirike etj.

(D. Bu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hosteni


[cite]