HORMOVA
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (JL), në rrëzën e malit të Leklit (Goliku). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Koaër, Lekël, popullsia gjithsej 1197 banorë. H. është vendbanim i vjetër, përmendet gjatë shek. XV. H. ka qenë bazë e rëndësishme e Luftës ANÇ për rrethin. Këshilli NÇ u ngrit në dhjetor 1942. Më 1.10.1943 çetat territoriale, të udhëhequra nga Heroi i Popullit Abaz Shehu, kryen një aksion të guximshëm kundër një autokolone gjermane në Shkallën e Zezë. H. u çlirua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në prill 1957. Koop. e bashkuar me të njëjtin emër, u formua më 1967. Sot përfshihet në NB Tepelenë me dy sektorë. Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria. Rriten gjedhët dhe hagëtitë e imëta. H. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hormova


[cite]