HOTOLISHTI
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit, në të djathtë të lumit Shkumbin. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Buzgara, Dardha, Kokreva, Vulçani, popullsia gjithsej 3512 banorë. H. përmendet si vendbanim që në shek. XV. Banorët morën pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ është ngritur më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1957. H. është qendër e kooperativës së bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. H. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hotolishti
[cite]