HRUSHOVIANËT


HRUSHOVIANËT
✤ Vepër e shokut Enver Hoxha bo~=r më 1980 në serinë e kujtimeve të tij. Nërfcnjet mbresave e përshtypjeve nga kontakrer me udhëheqës Itë PK të BS e të partive të rsra komuniste e punëtore shoku Enver Hoxha në këtë vepër një tablo të gjallë e konkrete për zhvillimin e marrëdhënieve të PPSH me këto parti në periudhën 1953-1961, që nga vdekja e Srsiinit e deri në prishjen përfundimtare me rmshovianët. Në vepër i bëhet një analizë e thellë politike e ideologjike nga pozitat e marksizëm-leninizmit veprimtarisë së Hrushovit dhe zbtilohet thelbi antimarksist-leninist e kundërrevolucionar i udhëheqësve sovjetikë që erdhën në fuqi pas vdekjes së Stalinit. Me fakte të shumta stigmatizohet karakteri i tyre si politikanë pa skrupull e pa dinjitet, intrigantë e njerëz me dy faqe.

Aty nxirren në pah e demaskojie’n’ mënyrat, mjetet e metodat antimarksiste e komplotiste të hrushovianëve për të mposhtur qëndrimin parimor e të palëkundur të PPSH dhe shpjegohet se përsekjo politikë e hrushovianëve që kishtepasur sukses në vendet e tjera ku u likuiduan elementët e shëndoshë dhe u sollën në pushtet njerëzit e Hrushovit, në Shqipëri nuk shkoi dhe pësoi dështim të plotë. Vepra përmban mësime me rëndësi të madhe teorike e praktike si për të njohur procesin e degjenerimit revizionist në Bashkimin Sovjetik dhe luftën e PPSH kundër tij, ashtu edhe për të kuptuar më mirë masat revolucionare që ka marrë PPSH për të mos lejuar në vendin tonë një regres të tillë revizionist siç ngjau në vendet e tjera ish-socialiste.

Vepra dëshmon për luftën e gjatë, të vështirë, por të lavdishme që ka zhvilluar dhe zhvillon me konsekuencë e pa lëkundje PPSH kundër revizionizmit modern në përgjithësi dhe atij sovjetik në veçanti, në mbrojtje të marksizëm-leninizmit e të lirisë, të pavarësisë e të çështjes së socializmit në Shqipëri.

(I. Ll.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hrushovianët


[cite]