HRUSHOV NIKITA SERGEIEVIÇ
✤ (1894-1971). Përfaqësues kryesor i revizionizmit modern, tradhtar i marksizëm-leninizmit dhe i socializmit, përçarës i lëvizjes komuniste dhe punëtore ndërkombëtare, armik i betuar i PPSH dhe i RPS të Shqipërisë. Pas vdekjes së J. V. Stalinit (1953), me rrugë puçiste, erdhi në krye të Partisë revizioniste të BS. Sekretar i parë i KQ të PKBS (1953-1964), Kryetar i Këshillit të Ministrave të BRSS (1958-1964). Duke ecur në rrugën e kursit revizionist që miratoi Kongresi XX i PKBS, N. H. thelloi procesin e përmbysjes së diktaturës së proletariatit në BS dhe të shkatërrimit të marrëdhënieve socialiste në prodhim, krijoi kushtet për kalimin e BS në socialimperializëm dhe i hapi rrugën e zhvillimit të shpejtë revizionizmit modem në shumë parti të klasës punëtore. Veprimtaria iundërrevolucionare e N. H. dhe e grupit të tij i _ ka sjellë një dëm jashtëzakonisht të madh çështjes së revolucionit, të luftës çlirimtare të popujve, socializmit.
Pas Mbledhjes së Moskës të 81 partive ko-nmiste e punëtore (shih), N. H. dhe grupi i tij skpërthyen një sulm të përgjithshëm kundër PPSH dhe RPS të Shqipërisë, prishën në mëryrë të njëanshme marrëveshjet ekonomike, ndërprenë kreditë, prenë marrëdhëniet diplomatike, rrganizuan blokadën ekonomike dhe bënë thirrje zër kundërrevolucion. PPSH dhe sh. Enver Hoxha in kundërvunë që në fillim revizionizmit hrushodhe e demaskuan atë me vendosmëri. duke fhënë një kontribut të shquar për mbrojtjen e msrksizëm-leninizmit, të revolucionit e të sociauonit. Ata bënë të dështojnë të gjitha përpjekjet s revizionistëve hrushovianë dhe të armiqve të -/erë për ta larguar PPSH nga rruga e drejtë ~r -■rksiste-Ieniniste. PPSH vazhdon luftën e papajuoeshme deri në shkatërrimin e plotë të reviziomzmit modern. (Shih edhe .«Hrushovianët»)
(M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hrushov Nikita Sergeieviç