HYSO MUÇO


HYSO MUÇO
✤ (Mustafa aga Hyso, ?-1714). Një ndër udhëheqësit e kryengritjeve fshatare të fillimit të shek. XVIII në Shqipërinë e J (gjyshi i Ali pashë Tepelenës) (shih). M. H. ishte në fillim komandant i një reparti liiftëtarësh me pagesë, u bë më pas aga i pasur, çaush jemçerësh dhe komandant i kalasë së Tepelenës. Rivalizoi me feudalët më të fuqishëm për sipërmarrjen e taksave shtetërore. Më vonë mbështeti lëvizjet kryengritëse fshatare të viteve 1700-1704, madje u vu në krye të tyre kundër pagimit të taksave të jashtëzakonshme shtetërore në krahinat e Beratit e të Tepelenës. U vra si bylykbash në rrethimin e kështjellës së Korfuzit nga ushtria osmane më 1714.

(S.N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hyso Muço


[cite]