IKTIOLOGJIA
✤ (Ictiologia). Degë e biologjisë që studion peshqit. I. lidhet me disa disiplina, kryesisht me hidrobiologjinë (shih). Ajo studion kushtet për aklimatizimin e llojeve të reja të peshqve, shtimin e rezervave të peshkut, përcakton bazat biologjike për shtimin e rritjes së drejtuar të peshqve etj. dhe i shërben drejtpërdrejt prodhimit.
ka bërë të mundur sbtimin e llojeve të aklimatizuara të peshqve dhe rritjen në përgjithësi të prodhimit të peshkut. Me ndërtimin e ujëmbledhësve, me krijimin e liqeneve të HEC, me shtimin e peshkut në ujërat e brendshme etj. është zgjeraar shumë fusha e zbatimit të I. Qendra kërkimore-shkencore që merret me I. është Stacioni i Kërkimeve Shkencore të Peshkimit në Durrës (1958), në strakturën e të cilit hyjnë degët e iktiologjisë, teknikës së peshkimit, hidrobiologjisë dhe kulturës së peshkut. Rezultatet e punimeve kërkimore-shkencore në fushën e I botohen në Buletinin periodik të punimeve shkencore të peshkimit. Veprat më të rëndësishme janë Peshqit e Shqipërisë (1958), Biologjia dhe peshkimi i sardeles (1977) etj.
(N.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Iktiologjia