ILLYRISCH — ALBANISCLIE FORSCHUNGEN
✤ (Studime Jiro-shqiptare). Përmbledhje e rëndësishme stuaimesh mbi tema shqiptare (dy vëllime, Laipcig, 1916) botuar me kujdesin e L.Taloçit (Thalloczy) në bashkëpunim me një varg studiuesish austro-hungarezë. Vepra përbën një kontribut me vlerë shkencore për njohjen e Shqipërisë, pavarësisht nga synimi politik për të afirmuar me të rolin e Austro-hungarisë si faktor kryesor edhe në fushën e studimeve albanologjikë. Pjesën më të rëndësishme e përbëjnë studimet monografike mbi aspekte të ndryshme të historisë mësjetare të Shqipërisë, shkruar prej K.Jireçek (shih) (Sjhkodra dhe treva e saj në mesjetë; Pozita djhe e kaluara e qytetit të Durrësit; Vlora në mësjetë; Dy dokumente nga Shqipëria >e ‘tVerkft) dhe M.Shuflaj (shih) (Shqipëria në mesjetë; Kufijtë e Shqipërisë në mesjetë; Marrëdhëniet hungarezo-shqiptare; Gjendja kishtare në Shqipërinë paraosmane etj.). Të mbështetura në një material të pasur arkival të panjohur, këto studime paraqesin kuadrin e një vendi me zhvillim ekonomik-shoqëror të përparuar, të një populli që përbënte një entitet etno-kulturor dhe politik të dalluar krahas popujve të tjerë ballkanas të përeaktuar edhe në kuadrin e vet territorial në vija të përafërta me katërkëndëshin Tivar-Prizren-Ohër dhe Vlorë, ndonëse gjendja burimore e kohës i bënte këto caqe më pak të sakta në L e J. Nuk e kanë humbur interesin edhe disa studime të tjera etnografike mbi të drejtën zakonore të Malësive (L.Taloçi), mbi lëvizjet popullore kundër Tanzimatit dhe Lidhjen e Prizrenit (T. Ippen) si dhe mbi gjendjen e bujqësisë ‘H.Sedlmaier) dhe hidrografinë e Shqipërisë (B. Peh), përpjekje për studimin e këtyre problemeve jetësore për shtetin e ri Shqiptar.
(A.Bu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Illyrisch — Albanisclie Forschungen
[cite]