IMPORTI
✤ Sjellja e mallrave nga jashtë për nevojat e brendshme të vendit. Në RPS të Shqipërisë I. kryhet nga ndërmarrje të specializuara nëkushtet e monopolit shtetëror mbi tregtinë e jashtme. Ai është pjesë e planit unik e të përgjithshëm shtetëror të zhvillimit të ekonomisë e të kulturës. I. në RPS të Shqipërisë është në raport të drejtë me eksportin sipas parimit pa eksport nuk ka import. Gjatë viteve të ndërtimit socialist I. ka pësuar ndryshime në vëllim e strukturë, në përputhje me fuqizimin e ekonomisë dhe kërkesat e zhvillimit të gjithanshëm të vendit Në RPS të Shqipërisë I. më 1983 kundrejt lr50 dhe 1960 është rritur përkatësisht 12,0 dhe i-3 herë.

(A.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Importi


[cite]