IMUNOLOGJIA
✤ Degë e mjekësisë që studion gjendjen imunitare të njerëzve e të kafshëve ike bën përcaktimin imunologjik të përbërësve të ndryshëm të proteinave në lëngjet biologjike jë organizmit. Përcaktimet imunologjike ndihmcinë për diagnostikimin e sëmundjeve bakteriaie e virale, në shumë sëmundje organike të sisremeve të ndryshme, për përcaktimin dhe ecurinë e transplantimeve. Më 1960 në Shqipëri u ngrit një repart imunologjik pranë Laboratorit Sendror Mikrobiologjik të dikurshëm (sot Instituti . Higjienës dhe Epidemiologjisë).
Më 1974 pranë spitalit klinik Nr. 1 u ngrit i pari laborator i I. Përdoren teknika të reja si hemaglutinacioni pasiv, imunodifuzioni radiai rhe bidimensional, elektroimunodifuzioni, imunoelektroforeza, imunofloreshenca, radioimunologjia, ndarja e proteinave me kroinatsgrafinë në kolonë etj. Pranë laboratorit ka edhe një sektor për përgatitjen e reaktivëve imunobiologjikë, ku profhohen ndërmjet të tjerash edhe serume imune rër imunoelektroforezë, serume floreshente etj.
(Ar.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Imunologjia
[cite]