ÇETA PARTIZANE E MATIT


ÇETA PARTIZANE E MATIT
✤ U krijua më nga fshatarë e komunistë matjanë si dhe nga komunistë të dërguar nga Komiteti qarkor i PKSH për Durrësin. Qysh me krijimin e saj kreu mjaft aksione: prishi vijën telefonike që lidhte Burrelin me Peshkopinë dhe Tiranën, hodhi në erë urën e madhe të Lurës, sulmoi fashistët italianë gjatë rrugës Burrel-Peshkopi. Më 31.7.1943, Ç.P. e M. duke bashkëvepruar me fshatarët e krahinës, sulmoi garnizonin italian në Burrel dhe kampin e përqendrimit në Gërman, afër Burrelit. Së bashku me Çetën Partizane të Çermenikës (shih) mori pjesë në aksionin te Ura e Mirashit, ndërsa së bashku me Çetën Partizane të Martaneshit (shih) sulmoi rojat italiane në minierën e Bulqizës. Më 22.9.1943 mori pjesë në luftën për çlirimin e qytetit të Krujës. Më pas edhe në kushtet e reaksionit të egër, gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të dimrit 1943-1944, vazhdoi veprimtarinë luftarake dhe e zgjeroi atë, sidomos pas kalimit të Divizionit I S në Veri. Më 15 gusht 1944 kjo çetë hyri në përbërje të Batalionit Partizan të Matit (shih). Rol të rëndësishëm në rrugën e saj luftarake luajti komisari i çetës, Mustafa Kaçaçi (shih).

(M.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çeta Partizane E Matit


[cite]