INDUSTRIA E HEKUR-NIKELIT
✤ Degë e ir.d nxjerrëse e përpunuese, që shfrytëzon vendburimet për të marrë xeherorët dhe për të prcdhuar hekur e nikel. Gjatë pushtimit fashist sho qëria italiane «Ferralba» bëri kërkime për xeherorin e hekur-nikelit në rrethet e Librazhdit e të Pogradecit, duke shfrytëzuar atë sasi xeheror. që nxirrej gjatë kërkimeve. Por I. e H-N e mirëfilltë u krijua pas Çlirimit, duke nisur me kërkimin e zbulimin e xeherorëve. Gjatë pesëvjeçari: II u vunë në shfrytëzim në qiell të hapur disa vendburime me rezerva të mëdha si i Pishkashit (1958) dhe i Çervenakës (1959). Kongresi IV I PPSH dha orientimin që të zhvillohej më te; nxjerrja e hekur-nikelit për të krijuar bazën e metalurgjisë së zezë. Pas vitit 1960 u zgjeruan e u modernizuan minierat ekzistuese, u hapën të reja në Hudenisht e Bushtricë të Librazhdit dhe në Gurin e Kuq të Pogradecit etj. Me ngritjen e Kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë» (shih) u zhvillua metalurgjia (shih) e zezë dhe përpunimi i xeherorëve të hekur-nikelit nisi itë bëhet në mënyrë komplekse e me cikël të mbyllur. Më 1984 prodhimi i përgjithshëm industrial i I. së H-N dhe metalurgjisë së zezë ishte 18.7 herë më i madh se më 1960 dhe 5 herë më i madh se më 1970, ndërsa nxjerrja e xeherorëve të hekur-nikelit arriti në 1.080.000 tonë duke u rritur përkatësisht 4.2 herë dhe 2.6 herë. Gjatë pesëvjeçarit VII do të rritet 2.5 herë. Zë vendin III në nxjerrjen e xehërorëve metalorë, pas kromit e bakrit.
Sasinë më të madhe të xeherorit të hekur-nikelit e japin dy minierat kryesore me shumë sektorë, Miniera e hekur-nikelit e Gurit të Kuq dhe Miniera e hekur-nikelit e Përrenjasit (shih), ku zbatohet kryesisht nxjerrja nëntokësore me teknologji të re. Është ndërtuar në Përrenjas nyja e përpunimit paraprak sipas kërkesave të metalurgjisë dhe fabrika e pasurimit në Gurin e Kuq. Në të ardhmen do të rritet nxjerrja e xeherorit duke zgjeruar prodhimin e minierave ekzistuese dhe parashikohet të hapen miniera të reja në rrethin e Korçës, e gjetkë. Do të zgjerohet aftësia e përpunimit në vend të xeherorëve dhe parashikohe të shfrytëzohen edhe rezervat e xeherorit silikat të nikelit.
(H.S.—H.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria E Hekur-Nikelit