INDUSTRIA E KROMIT


INDUSTRIA E KROMIT
✤ Degë e ind. nxjerrëse e përpunuese që shfrytëzon vendburimet per të marrë xeherorët dhe për të prodhuar krom. I. e K. e mirëfilltë u krijua pas Çlirimit. Kër’rimi dhe nxjerrja e xeherorit të kromit ka filluar aë prag të Luftës II Botërore në disa miniera ië vogla sipërfaqësore, në rrethet e Pogradecit, Kukësit, Tropojës e Dibrës, si në Bulqizë, Kam, Kepenek, Memlisht etj. me mjete primitive nga shoqëria koncesionare italiane AMMI e mandej nga oushtuesit gjermanë. Pas Çiirimit në këto vendrurime u bënë punime kërkimi e shfrytëzimi dhe më 1950 u nxorën rreth 7.5 herë me tepër xeherorë se sa më 1938. Pas v.1952 me punimet gjeologjike u rritën rezervat e njohura dhe u zbuluan rë reja. Nga një pesëvjeçar në tjetrin u hapën miniera të reja, si në Batër, Thekën, Shkallë, Krastë, Kalimash etj., u zgjeruan veçanërisht iiiniera e Kromit «Todo Manço» (Bulqizë) (shih), e Batrës (Mat), e Kalimashit (Kukës). Shqipëria zë vendin III në botë për nxjerrjen e kromit. Më 1984 u nxorrën 960.000 tonë xeherorë kromi dhe prodhimi i përgjithshëm industrial i L së K. u rrit 36.5 herë kundrejt v.1950, 6.5 herë kundrejt v.1960 dhe afro 4 herë kundrejt v.1970.

Në nxjerrjen e xeherorëve metalorë kromi zë vendin e parë në Shqipëri. Xeherorët e pasur arrijnë deri 38-46% oksid kromi (mesatarisht 42-44%), xeherorët e varfër kanë deri 20% dhe janë shumë të përshtatshëm për prodhimin e ferrokromit. Shfrytëzimi bëhet me traverbanke dhe me puse vertikale deri 500 m të thellë, duke përdorur makineri të rënda. Zbatohet gjerësisht sistemi i shfrytëzimit me galeri nënkati, në disa raste edhe sistemi me ballë të plotë. Një pjesë e xeherorit përpunohet për prodhimin e ferrokromit në Uzinën e ferrokromit në Burrel (shih). Xeherori i varfër pasurohet me metodën. gravimetrike dhe përftohet koncentrat i pasur deri 50% oksid kromi që përdoret në ind. kimike për prodhimin e kripërave të kromit. Më 1982 prodhimi i koncentratit të kromit është rritur 20% kundrejt 1980. Shqipëria eksporton xeheror dhe koncentrat kromi. Nxjerrja e kromit është rritur dhe do të rritet me ritme të larta. Në të ardhmen do të zgjerohen minierat ekzistuese e do të hapen të reja, do të rritet shkalla e mekanizimit. Më 1985 nxjerrja e xeherorëve të kromit do të jetë 29% më e madhe se më 1980. Janë në projektim e ndërtim fabrika të reja pasurimi, si kompleksi i maah i përpunimit të kromit në Klos. Ato do të bëjnë të mundur të vihen në shfrytëzim vendburimet me xeherorë kromi shumë të varfër, nën 18% oksid kromi. Do të zgjerohet metalurgjia e kromit dhe përpunimi i xeherorëve nga ind. kimike dhe ind. e lëndëve zjarrduruese.

(M.C.—M.H.—H.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Kromit


[cite]