INDUSTRIA E QUMËSHTIT
✤ Degë e ind. ushqimore që merret me përpunimin e qumështit dhe të bulmetrave. Përpunimi i qumështit dhe i bulraetrave (shih) ka tradita të lashta në Shqipëri. Para Çlirimit ai bëhej në mënyrë zejtare nëpër akonomitë shtëpiake, pranë staneve, ose nëpër baxhot. Lloje të ndryshme djathërash, që nuk konsumoheshin në vend për shkak të fuqisë së ulët blerëse të popullsisë, eksportoheshin.
Pas Çlirimit, me zhvillimin e blegtorisë (shih) u rrit prodhimi i qumështit (shih). U krijuan bazat për zhvillimin e I. së Q. me ngritjen e rreth 450 qendrave e punishteve të thjeshta për përpunimin e bulmetrave, të 10 punishteve të mëdha e të mekanizuara pranë ekonomive me blegtori të zhvilluar. Më 1965 u vu në shfrytëzim Fabrika e përpunimit të qumështit në Vlorë, e më vonë fabrika të tjera në Lushnjë (1968), Tiranë e Shkodër (1970), Ersekë, Pogradec e Berat (1974-1976), Korçë, Elbasan, Durrës e Fier (1980-1981) etj. Sot I. e Q. ka 13 fabrika me teknologji të përparuar dhe përballon përpunimin e sasisë gjithnjë në rritje të qumështit. (Y.Y.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria E Qumështit