ÇETA PARTIZANE E SHKODRËS


ÇETA PARTIZANE E SHKODRËS
✤ U krijua më mbi bazën e njësitit partizan të qytetit.Më 14.10.1942 sulmoi postën e milicisë në urën e Vaut të Dejës, më 28.11.1942 partizanët e saj organizuan këshillat NÇ në fshatrat Bjeshkë e Urës së Shtrenjtë e Domen, ndërsa me aksione të guximshme shpartalluan postat e karabinierisë fashiste te Ura e Mesit dhe në Vrakë, goditën garnizonin armik në fushën e Shtojit. Në shkurt 1943 një pjesë e partizanëve të saj kaluan edhe në krahinat e Pukës e të Mirditës, ku dhanë një ndihmesë të frytshme për Lëvizjen NÇ në këto krahina e sidornos në fshatrat Gomsiqe, Qerret etj. Si rrjedhojë u krijua Çeta e zonës Pukë-Mirditë. Gjatë muajit mars 1943, çeta përballoi me sukses një operacion që kryen rreth 150 milicë në Bjeshkën e Domnit, në këto luftime ra dëshmor Tom Kola (shih). Më vonë çeta veproi në krahinën e Postribës. Më 30.7.1943 Ç.P. e Sh. hyri në përbërje të Batalionit Partizan «Perlat Rexhep 1» (shih).

(M.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çeta Partizane E Shkodrës


[cite]