INDUSTRIA TEKSTILE


INDUSTRIA TEKSTILE
✤ Degë kryesore e ind. së lehtë, që merret me përpunimin e fibrave natyrore, artificiale dhe sintetike për të prodhuar pëlhura, stofa, trikotazhe, penjë dhe artikuj për veshje e përdorime të tjera. Populli ynë ka tradita në punimin e leshit dhe të mëndafshit. Në disa qytete, sidomos në Shkodër, Korçë etj. kishte pak punishte të vogla artizanale dhe të manifakturës kapitaliste. Teknika ishte e praparnbetur, tjerrja bëhej me dorë në furkë dhe endja në vegje druri. Fabrikat e vogla të pëlhurave prej pambuku në Shkodër dhe ato të trikotazhit në Korçë, ngritur në vitet 20 a 30 të shek.XX, për shkak të konkurencës dhe të mungesës së fillit që importohej në të shumtën e kohës nuk punonin. Shqipëria kishte gjithsej 6 fabrika e punishte të vogla tekstile me 23Q punonjës.

Në vitet e para pas Çlirimit, me vënien në shfrytëzim të Kombinatit të tekstileve «Stalin* (shih) në Tiranë, filloi edhe ind. e mirëfilltë tekstile, që mori zhvillim të mëtejshëm me rikonsruksionin (1956) dhe zgjerimin (1972) të Fabrikës së pëlhurave në Shkodër (shih), me ngritjen e Kombinatit të trikotazheve «Drapër e Çekan» në Korçë (shih) si dhe të Kombinatit të tekstileve në Berat (shih) I.T. u shtri edhe në mjaft rrethe të tjera të vendit me ngritjen e kompleksit të reparteve të trikotazheve në Gjirokastër, të trikotazheve sintetike në Vlorë e Përmet, të trikotazheve për veshje të brendshme në Pogradec e Shkodër, që i dhanë zhvillim industrisë së trikotazhit (shih). Me prodhimet e saj prej filli, leshi dhe pambuku, I.T. ndikoi në zhvillimin e gjerë të prodhimit artistik të qilimave e sixhadeve dhe të ind. së veshjeve (shih) në shumë rrethe të venait, duke e shndërruar atë në një degë përpunuese të I.T.

Sot I.T. e vendit përfshin me dhjetëra fabrika, reparte e linja, të pajisura me teknikë të re. Rreth 80% e punonjësve janë vajza e gra. Më 1984 I.T. prodhoi 46 milionë metra linearë pëlhurë dhe 12,4 milionë metra linearë stofra, përkatësisht mbi 2 herë e mbi 3 herë më shumë se ms 1960. Një pjesë e mirë e prodhimeve të I.T. eksportohet. Mbi 70% e prodhimeve të eksportuara janë konfeksione të gatshme sidomos prej stofi veror, doku ‘bluxhins, kadifeje, ‘ trikotazhe të ndryshme, batanije prej leshi dhe pambuku etj. Sidomos në pesëvjeçarin e shtatë, janë futur në përdorim në masë fibrat artificiale dhe sintetike (noliamide, poliakrilonitrile dhe poliestere) për prodhimin e trikotazheve, të stofave dhe pëlhurave. ilë 1985, prodhimi i pëlhurave poliester-pambuk do të rritet 37,5 herë kundrejt vitit 1980. Për pergatitjen e specialistëve të I.T. ka shkolla të mesme profesionale, si dhe një degë të veçantë të inxhinierisë tekstile pranë UT.

(M.Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria Tekstile


[cite]