INSPEKTORATI I SIGURIMIT TEKNIK
✤ Organ i posaçëhi që mbikëqyr zbatimin e rregullave për sigurimin teknik për të parandaluar avaritë dhe farkeqësitë në punë. U krijua pranë Ministrisë së Industrisë dhe Minierave me vendimin e Këshillit të Ministrave dt.9.8.1979. Deri atëherë funksionet e tij i kryenin organet e tjera shtetërore dhe Bashkimet Profesionale. I.S.T. lejon vënien në shfrytëzim të objekteve, të reparteve dhe të sektorëve të rinj, pasi ka kontrolluar zbatimin e dispozitave për sigurimin teknik. Ndërhyn për zhdukjen e të metave dhe të shkeljeve që gjen dhe kërkon nga administrata e ndërmarrjes që t’u sigurojë punonjësve kushte normale pune. Shqyrton avaritë dhe aksidentet që ndodhin, përcakton përgjegjësinë dhe masat për përmirësimin e gjendjes. Urdhëron ndalimin e punës kur sheh rrezik për jetën e njerëzve.
(K.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Inspektorati I Sigurimit Teknik
[cite]