KODIKU I 19-TË, I BERATIT
(UNGJILLNË PERIKOPE)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 15.5 x 11.5 cm.
Sasia e fletëve: 195.
Teksti: Në një kolonë, me shkronja të tipit të vonë, në ngjyrë kafe.
Kapakët e vjetër mungojnë. Ka kapakë të rij, të vendosur nga arkivistët.
Kodikut i mungojnë fletët e fillimit, prej fletës 1 deri në fletën 4. Këto janë dëmtuar nga brejtja
e insekteve. Në fletën 65 është prerë pergamena bashkë me tekstin, deri në rreshtin 10.
Ndërmjet fletës 143 dhe fletës 145 është këputur fleta e ndërmjetme dhe pergameni me
gjithë tekst është marrë. Kurse fleta 152 është rrudhur dhe teksti është zhdukur në thellësi
deri në rreshtin 12. Fleta 184 është dëmtuar në cepin e sipërm, duke bërë të palexueshme
pjesë të katër rreshtave. Fleta e fundit është errësuar dhe ka disa vrima, që nuk e pengojnë
leximin e tekstit.
Autori i dorëshkrimit është anonim.
Datimi duhet t’i atribuohet periudhës prej shekullit të 12-të në atë të 13-të.
Nuk ka ilustrime dhe forma të tjera të artit të zbatuar.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

 

[cite]