KODIKU I 21-TË, I BERATIT
(PERIKOPE UNGJIJSH)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 21.6 x 15.3 cm.
Sasia e fletëve: 40. Fleta e fundit, e 41-ta, është prej letre dhe nuk ka tekst.
Teksti: Në një kolonë, me 20 rreshta për kolonë, me grafi të tipit të vonë, në ngjyrë kafe
të errët, por me pikësim në ngjyrë të kuqe.
Kodiku nuk ka pasur kapakë. I janë vënë të rinj nga restauratorët e AQSH.
Datimi: Në fletën 37 shkruhet se koha e kopjimit të kodikut është viti 1181. Ruhet dhe
emri i autorit të kopjimit: “U shkrua me dorën e diakon Joanikit” (“dhjakut Gjon“).
Stolisjet: Në fletën 3 verso kodiku ka një vinjetë në formë gërsheti të formuar prej
shiritash në shtrirje horizontale, me tri ngjyra: të kuqe, kafe e të bardhë. Inicialet janë të
mëdha, por të thjeshta, në ngjyrë kafe.
Dëmtimet: Fleta 1 recto është e palexueshme nga errësimi, kurse e njëjta fletë, faqja verso,
mund të lexohet. Ka dhe grisje anësore. Të gjitha fletët e kodikut janë errësuar në anët. Fleta
e fundit është ndotur nga lagështia, por teksti mund të lexohet. Fleta 35 ka pësuar një grisje
të vogël në cepin e sipërm, duke dëmtuar germat e fundit të dy rreshtave të parë.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve