KODIKU I 54-T, I BERATIT
(MINEJ I DHJETORIT)
Materiali: Letër.
Përmasat: 28 x 20.6 cm.
Sasia e fletëve: 181.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe të errët. Shënimet dhe inicialet e vargjeve (stihëve)
të këngëve (ode) janë në ngjyrë të kuqe në një kolonë. Dy fletët e fundit nuk janë të këtij
kodiku; këto janë prej pergameni dhe në dy kolona, me grafi shumë më të imët nga ajo e
tekstit të kodikut.
Dëmtimet: Ky kodik fletën fillestare dhe kapakun e sipërm nuk i ka. Duhet të kenë
qenë prej dërrase dhe veshur me lëkurë, sikurse është kapaku i poshtëm. Arkivistët e kanë
veshur me kapakë të rij. Prej fletës 1 deri në fletën 23 letra është dëmtuar pjesërisht në
pjesën e sipërme nga lagështia. Prej fletës 170 deri në fletën 180 teksti i dorëshkrimit ka
pësuar dëme nga lagështia, më tepër në gjashtë fletët e fundit. Dy fletët e fundit kanë mjaft
vrima në tekst.
Mund të themi se kodiku përmban emrat e shenjtorëve që përkujtohen në çdo ditë të dhjetorit.
Sidomos me hollësi përmban tekstin kushtuar festave të mëdha të këtij muaji deri të dielën
pas Krishtlindjeve.
Datimi: Duke u mbështetur në grafinë e tipit të vonë dhe duke e krahasuar me të tjerë, ky
kodik duhet t’u atribuohet dekadave të para të shekullit të 15-të.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]