KODIKU I 47-TË, I BERATIT
(PENDIKOSTAR – LIBËR I PESËDHJETORES)
Materiali: Letër.
Përmasat: 21.8 x 14 cm.
Sasia e fletëve: 363.
Grafia: Në ngjyrë kafe të çelët. Në fletët 362 e 363, ndonëse kanë mbetur gjysmëfletë,
për shkak të dëmtimit, mund të lexohet titulli i tekstit: “Mbi ngalljen e Llazarit“, punë e
kryepeshkopit të Ikonisë (Konya, qytet i Azisë së Vogël).
Ky kodik, duke qenë shumë i dëmtuar nga lagështia, është e vështirë të përcaktohet
tipologjikisht, pasi nuk mund të konstatohet mirë përmbajtja e tij. Nga fragmente që janë të
lexueshëm rezulton se kodiku është libër kishe i llojit pendikostar (“libri i shërbesave të
pesëdhjetores”, 50 ditëve pas Pashkës). Ky libër përmban lutje në poezi, që përdoren prej së
Dielës së Pashkës deri në ditën e pesëdhjetores. Kjo përputhet me fjalën „pentikoçaris”, që
është shkruar në faqen verso të kornizës. Aty është shkruar dhe fjala “apostolos“ (apostull),
por nuk mund të konstatohet ndonjë figurë apostulli, nga dëmet e lagështisë.
Dëmtimet: Kodiku në fjalë është dëmtuar nga lagështia aq shumë, saqë nuk mund të nxirret
përmbajtja. Kam bindjen se, po të restaurohet, është e mundur që teksti ekzistues të bëhet i
lexueshëm.
Sipas fragmenteve të grafisë së ruajtur, mendojmë që kodiku duhet t’i atribuohet shekullit të
14-të.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]