KODIKU I 63-TË, I BERATIT
(MINEJ I MUAJIT TETOR)
Përmasat: 21.3 x 14.2 cm.
Sasia e fletëve: 306.
Teksti: Në një kolonë dhe i shkruar në letër.
Grafia: E tipit të vonë. Titujt dhe shënimet janë në ngjyrë të kuqe, kurse teksti në
ngjyrë kafe.
Kodiku përmban kalendarin e jetëve të shenjtorëve të 31 ditëve të tetorit, si dhe tekstin që
përdoret në faltore për shenjtin e çdo dite.
Kodiku, duke pasur disa fletë të zhdukura, fillon me fragmente që i takojnë datës 2 të muajit,
në fletën 3 të kodikut. Po në këtë fletë, faqja recto, fillon teksti i datës 3, që i përket Dionis
Areopagjitit, dhe vazhdon me tekstet që u përkasin shenjtorëve në ditët e muajit që përmendëm
dhe që festohen. Kjo vazhdon deri në datën 31 të tetorit.
Në fletën 306 recto ruhet një shënim më i vonë se teksti i kodikut, ku thuhet se librin minej të
tetorit e bëri një prift, emri i të cilit është i palexueshëm. Gjithashtu edhe datimi nuk u dëshifrua
dot.
Në këtë shënim fleta është prerë. Kjo na bën të supozojmë se mund të ketë pasur ndonjë
shënim me emrin e riprodhuesit, si dhe datën kur e ka riprodhuar. Fatkeqësisht një dorë e
vrazhdë (në tekst: “skandaloze”) e ka prerë dhe e ka marrë atë copë të fletës.
Kodiku ka disa fletë të shqitura nga vëllimi. Fleta 1 është dëmtuar nga grisja në pjesën e
poshtme, kurse fleta 2 është errësuar shumë në tetë rreshtat e sipërm, duke zhdukur tekstin.
Pjesët e tjera të kodikut ruhen në gjendje të mirë, me pak ndotje në dy-tri fletët e para fillestare
dhe në ato të fundit.
Duke u mbështetur në grafinë e tekstin, ky kodik duhet t’i atribuohet fundit të shekullit të 15-të
ose fillimit të shekullit të 16-të.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

 

[cite]