KODIKU I 64-T, I BERATIT
(PSALMET E DAVIDIT)
Përmasat: 23.3 x 14 cm.
Sasia e fletëve: 134.
Grafia: E tipit të vonë.
Shkrimi: Në ngjyrë kafe, titujt me të kuqe.
Kodiku përmban psalmet dhe këngët e Davidit, si dhe disa ode të Asafit. Duke e krahasuar
përmbajtjen e psalmeve dhe të odeve me botimin e Septuaginta-s (Dhjata e Vjetër, përkthim
greqisht) të Alfred Rahlfsit, që konsiderohet botim kritik nga më të shquarit, kemi konstatuar
se dorëshkrimi ynë korrespondon plotësisht me atë të Rahlfsit, përveç ndonjë rasti kur ndonjë
shkronjë shumë rrallë është përdorur në mënyrë të gabuar. „Gabim“ tjetër i riprodhuesit është
se kreun 116 e ka quajtur kreu 115. Gjithashtu në „himnin e tre djemve“ teksti vazhdon deri në
vargun („stihun“): “Bekoni o meshtarë Zotin, ju shërbëtorët e Zotit “, kurse pjesa tjetër e himnit
është zhdukur.
Dëmtimet: Ky kodik ka pësuar shumë dëme. Fleta 1 ka pësuar shumë dëme nga brejtja e
molës. Fleta 2 ka më pak dëme. Fleta 8 ka pësuar grisje nga fundi, duke dëmtuar dhe tekstin.
Të gjitha fletët, tek cepi i poshtëm, atje ku lidhet kodiku, kanë pësuar shumë dëme, por teksti
në to pak është dëmtuar.
Letra e kodikut është shumë e dobët dhe ka nevojë urgjente për restaurim. Edhe lëkura e
kapakëve është dëmtuar.
Vlera e këtij kodiku nuk është e vogël, se është kopjuar mirë, me ndonjë gabim fare të vogël.
Në bazë të grafisë së vonë, kodiku duhet t’i atribuohet kohës prej shekullit të 15-të deri në
shekullin e 16-të ose të 17-të.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

 

[cite]