KODIKU I 71-TË, I BERATIT
(LETËRSI LITURGJIKE; SHËRBESA TË KRYEHIERARKËVE ATHANAS DHE CIRIL TË ALEKSANDRISË)
Materiali: Letër.
Përmasat e kodikut: 22.3 x 16.1 cm.
Sasia e fletëve: 31.
Grafia: E tipit të vonë, shkruar në ngjyrë të zezë.
Ka edhe shërbesa të një prifti dëshmor, Ermollaut, bashkë me të tjerë si dhe të dëshmores
së Shënepremtes, më 26 korrik.
Riprodhimi i kodikut është bërë nga Teodhor Haxhifilipi (Dhaskal Todri, Elbasanasi).
Shënimi i Dhaskal Todrit: “Viti 1789, mars 11. Ky shënim i tanishëm këtu u shkrua me dorën
time, të Theodhor Haxhifilipit, me shpenzimet e të shumënderuarve zotit Athanas, rrobaqepës
Nixhatit dhe të Gjergjit Nan Pavlit, për shpëtimin e shpirtrave të tyre“.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve