KODIKU I 75-TË, I GJIROKASTRËS
(UNGJIJNË PERIKOPEDHE OMILIE)
Materiali: Letër.
Përmasat: 21.5 x 15.5 cm.
Sasia e fletëve: 431.
Grafia: E tipit të vonë, afërsisht e fundit të shekullit të 14-të deri në dekadat e para të
shekullit të 15-të; është shkruar në ngjyrë të zezë, kurse tituj dhe inicialet në ngjyrë të kuqe.
Dëmet: Kodiku nuk i ka fletët e para dhe as të fundit. Ndërmjet fletëve 254-266 fletët
janë shqitur e marrë (gjithsej 12 fletë).
Omilia e parë, së cilës i mungon fillimi, i përket perikopesë që përmban tekstin rreth Fariseut.
Omilia e dytë, ndonëse nuk ka fletët e para, kuptohet se përmban perikopenë me paravolinë
rreth djalit plangprishës.
Omilia e tretë është e së Dielës së të Lidhurave. Përmban perikopenë ungjillore mbi ardhjen
e dytë të Krishtit dhe mbi gjyqin e fundit.
Omilia e katërt ka pjesë nga Ungjilli sipas Mateut; kjo pjesë lexohet të Dielën e Djathit: mbi
faljen e mëkateve njëri-tjetrit.
Omilia e pestë, e së Dielës së Parë të Kreshmëve, që quhet “e ortodoksisë”, ditë në të cilën
festohet fitorja e Kishës kundër herezive (në tekst: “eretive”). Kjo ditë u caktua pas fitores
kundër ikoniklastëve (nënkupto: idoltarisë, idhujtarisë pagane).
Omilia e gjashtë, nga Ungjilli sipas Markut, pjesë që lexohet të Dielën e Dytë të Kreshmëve,
perikope ungjillore mbi shërimin e ulokut.
Omilia e shtatë, nga Ungjilli sipas Markut, me perikopenë që lexohet të Dielën e Tretë të
Kreshmëve; përmban perikopenë e mësimit të Krishtit: “Kush dëshiron të vijë pas meje, të
mohojë veten e tij, të marrë kryqin e tij e të më vijë pas; ai që vjen pas meje do të pësojë
shumë”.
Omilia e tetë, nga Ungjilli sipas Markut, që lexohet të Dielën e Katërt të Kreshmëve, përmban
perikopenë mbi shërimin e të demonizuarit.
Omilia e nëntë, nga Ungjilli sipas Markut: mbi kërkesën e të bijve të Zebedeut (në tekst:
“Zevedheut”) drejtuar Krishtit që, kur të vejë në mbretërinë e tij, të vendosë pranë vetes Jakovin
dhe Joanin, njërin në të djathtë të tij dhe tjetrin në të majtë. Ka dhe një pjesë tjetër: “Ai që përul
veten e tij do të lartësohet dhe anasjelltas“.
Omilia e dhjetë, e cila lexohet të Shtunën e Llazarit, ka perikopenë mbi ngjalljen e Llazarit.
Omilia e njëmbëdhjetë, nga Ungjilli sipas Gjonit, me perikopenë që lexohet të Dielën e Dafinës,
mbi hyrjen e Krishtit në Jeruzalem.
Omilia e dymbëdhjetë, që lexohet të Dielën e Pashkës, me perikopenë e ngjalljes së Krishtit.
Omilia e trembëdhjetë, me perikopenë që lexohet po të Dielën e Pashkës.
Omilia e katërmbëdhjetë, që lexohet të ejten e Javës së Pashkës, me perikopenë mbi gëzimin
e ngjalljes.
Omilia e pesëmbëdhjetë, sipas Ungjillit sipas Gjonit, mbi shfaqjen e Krishtit apostujve.
Omilia e gjashtëmbëdhjetë, nga Ungjilli sipas Markut, me perikopenë e së Dielës së
Mirëprurësve, mbi shfaqjen e Krishtit Mirëprurësve.
Omilia e shtatëmbëdhjetë, nga Ungjilli sipas Gjonit, me perikopenë e shërimit të ulokut.
Omilia e tetëmbëdhjetë, nga Ungjilli sipas Gjonit, me perikopenë e gruas mëkatare.
Omilia e nëntëmbëdhjetë, nga Ungjilli sipas Gjonit, lexohet të Dielën e të Verbërit, ka perikopenë
e shërimit të të verbërit.
Omilia e njëzetë, nga Ungjilli sipas Gjonit, perikope që lexohet të Dielën e 318 etërve të
kishës, të sinodit (këshillit, koncilit) të parë.
Omilia e njëzetenjëtë, nga Ungjilli sipas Gjonit, perikope që lexohet të Dielën e Pesëdhjetores
(pendikostisë), mbi zbritjen e shpirtit të shenjtë mbi apostujt.
Omilia e njëzetedytë, nga Ungjilli sipas Mateut, perikopeja që lexohet të Dielën e Etërve të
Shenjtë.
Omilia e njëzetetretë, nga Ungjilli sipas Mateut, pjesë që lexohet të Dielën e Dytë.
Omilia e njëzetekatërt, nga Ungjilli sipas Mateut, perikope që lexohet të Dielën e Tretë.
Omilia e njëzetepestë, nga Ungjilli sipas Mateut, perikopeja që lexohet të Dielën e Katërt.
Omilia e njëzetegjashtë, nga Ungjilli sipas Mateut, perikopeja që lexohet të Dielën e Pestë.
Omilia e njëzeteshtatë, nga Ungjilli sipas Mateut, perikopeja që lexohet të Dielën e Gjashtë.
Omilia e njëzetetetë, nga Ungjilli sipas Mateut, përmban perikopenë e ulokut, që u shërua, i
takon të Dielës së Shtatë.
Omilia e njëzetenëntë, nga Ungjilli sipas Mateut, perikopeja e nginjes (ngopjes) së pesëmijë
burrave në shkretëtirë, e Diela e Tetë.
Omilia e tridhjetë, nga Ungjilli sipas Mateut, perikopeja që lexohet të Dielën e Nëntë, me
tekstin që tregon ecjen e Pjetrit mbi ujërat e detit dhe si shpëtohet nga mbytja prej Jezuit.
Omilia e tridhjetenjëtë, nga Ungjilli sipas Mateut, perikopeja që lexohet të Dielën e Dhjetë, me
pjesën e shërimit të djalit me sëmundje të rëndë.
Omilia e tridhjetedytë, nga Ungjilli sipas Mateut, perikopeja që lexohet të Dielën e Njëmbëdhjetë,
mbi faljen e borxheve një borxhliu dhe mbi dënimin e njërit nga Zoti për dhunën ndaj shokut të
tij, pse i kishte një borxh të vogël.
Omilia e tridhjetetretë, nga Ungjilli sipas Mateut, perikopeja që lexohet të Dielën e Dymbëdhjetë,
për djalin e pasur që kërkoi të dijë prej Jezuit: “Çfarë duhet të bëj që të fitoj mbretërinë e
Perëndisë“; dhe kur Jezui (i tha) të shesë pasurinë e tij që të bëhet i pasur, ai u dëshpërua
dhe iku. Nga kjo bisedë doli mësimi i Jezuit: “Më kollaj është të hyjë deveja nëpër vrimë të
gjilpërës, se sa i pasuri në mbretërinë e Perëndisë”.
Omilia e tridhjetekatërt, nga Ungjilli sipas Mateut, pjesë që lexohet të Dielën e Trembëdhjetë,
me përmbajtjen e alegorisë (në tekst: “parabullës”, paravolisë, rrëfenjës alegorike), mbi zotninë
që mbolli një vreshtë dhe ua dha bujqve që t’ia punojnë e t’U marrë prodhimin dhe kur erdhi
koha e prodhimit dërgoi njerëzit e tij që ta marrin, por bujqit nuk u dhanë gjë, prandaj disa i
rrahën e i përzunë të poshtëruar, të tjerë i vranë. Zotëria më në fund dërgoi të birin e tij, të cilin
gjithashtu e vranë, që të trashëgonin vreshtën e tij. Nxirret përfundimi që vrasësit do të vriten
dhe vreshta do t’u jepet të tjerëve.
Omilia e tridhjetepestë, nga Ungjilli sipas Mateut, me perikopenë mbi dasmën që bëri një
mbret për birin e tij. Kur qenë bërë të gjitha gati, dërgoi shërbëtorët e tij t’i thërrasë të grishurit,
duke i njoftuar se të gjitha ishin gati, por secili nga ata justifikohej se ishte i zënë me punë e
nuk mund të shkonte. Kur pa mbreti se nuk erdhën, urdhëroi shërbëtorët e tij të thërrasin të
vobektët e të çalët që do të gjejnë nëpër rrugë. Si e bëri dasmën me ta, tha: ”Shumë janë të
thirrur, por pak janë të zgjedhur” etj.
Omilia e tridhjetegjashtë, nga Ungjilli sipas Mateut, me perikopenë mbi djalin e pasur që pyeti
Jezunë: (Mësues), çfarë të mire duhet të bëj që të fitoj jetën e amëshuar?”. (Meqenëse ai i
kishte ruajtur porositë e Moisiut). Kur i tha Jezui “po deshe të bëhesh i përsosur, shite gjithë
pasurinë tënde dhe jepua të vobektëve, se do të kesh thesare në qiej dhe eja pas meje”,
djaloshi iku i dëshpëruar.
Omilia e tridhjeteshtatë, nga Ungjilli sipas Mateut, pjesa që lexohet të Dielën e
Gjashtëmbëdhjetë, me rrëfenjën e Krishtit mbi tallantat (talente – monedhë me vlerë të madhe
= me 27) (kg ar ose argjend). Tregohet se si një zotëri u dha shërbëtorëve të tij nga një sasi
të ndryshme tallantash, që duke i punuar t’i shumojnë. Por kur erdhi të kërkojë llogari sa i
shumuan, i lavdëroi ata që i shumuan dhe i uroi të kalonon një jetë të mirë, ndërsa ata që nuk
e kishin punuar tallantin e tij, duke e kthyer siç e mori, i dënoi. Tallantat janë talentet – dhuratë
që e ka njeriu prej lindjes.
Omilia e tridhjetetetë, nga Ungjilli sipas Mateut, me perikopenë mbi shërimin nga Jezui të
vajzës së gruas kananease joizraelite.
Omilia e tridhjetenëntë, nga Ungjilli sipas Lukës, perikopeja mbi zënien e një shumice të
madhe peshqish me kërkesën e Jezuit në thellësirën ku apostujt gjithë natën ishin lodhur dhe
nuk kishin zënë.
Omilia e dyzetë, nga Ungjilli sipas Lukës, me perikopenë mbi porosinë e virtytit më të lartë të
Jezuit, mbi dashurinë jo vetëm ndaj çdo njeriu, por dhe ndaj armiqve, sepse u thoshte: “Nëse
doni ata që ju duan, çfarë meritash keni? Kështu bëjnë e duan edhe ata që janë paganë”.
Omilia e dyzetenjëtë, nga Ungjilli sipas Lukës, me perikopenë që lexohet të Dielën e Njëzetë,
e cila përmban tekstin mbi ngjalljen e djalit të vetëm të gruas së ve në qytetin Nain.
Omilia e dyzetedytë, nga Ungjilli sipas Lukës, që lexohet të Dielën e Njëzetenjëtë, me
perikopenë mbi mbjellësin që mbjell farën.
Omilia e dyzetetretë, nga Ungjilli sipas Lukës, me perikopenë që lexohet të Dielën e
Njëzetedytë, që përmban teksti me rrëfenjën e Llazarit dhe të pasurit.
Omilia e dyzetekatërt, nga Ungjilli sipas Lukës, me perikopenë që lexohet të Dielën e
Njëzetetretë, që përmban shërimin e të demonizuarit në vendin e Gadaranëve
Omilia e dyzetepestë, nga Ungjilli sipas Lukës, me perikopenë që lexohet të Dielën e
Njëzetekatërt, mbi ngjalljen e të bijës së Jairit dhe të gruas që vuante 12 vjet nga hemoragjia.
Omilia e dyzeetgjashtë, nga Ungjilli sipas Lukës, me perikopenë që lexohet të Dielën e
Njëzetepestë, me tekstin mbi ligjvënësin që pyeti Jezuin: “Ç’duhet të bëj që të fitoj jetën e
amëshuar” dhe mori si përgjigje: “Duaje Perëndinë dhe të afërmin tënd si veten tënde”.
Omilia e dyzeteshtatë, nga Ungjilli sipas Lukës, me perikopenë që lexohet të Dielën e
Njëzetegjashtë, me tekstin mbi njeriun që i prodhoi toka shumë dhe thoshte me vete: “Do t’i
prish depot e mia e do të ndërtoj më të mëdha dhe do t’i them shpirtit tim: hapi e gëzohu, të
gjitha i ke”. Dhe Perëndia do t’i thotë: “I marrë, sonte do të marr shpirtin tënd, ato që ke kujt do
t’i mbesin?!” Dhe ky arrin në përfundimin që njeriu duhet të jetë i pasur në virtytet shpirtërore
dhe jo në pasuri materiale.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

 

[cite]