KODIKU I 90-TË, I BERATIT
(LETËRSI UNGJILLORE, “UNGJIJTË E MËNGJESORES”)
Materiali: Letër.
Përmasat: 15 x 10 cm.
Sasia e fletëve: 106.
Kapakët: Prej dërrase, veshur me lëkurë. Kapaku i poshtëm ka mjaft të brejtura nga
insektet.
Janë gjithsej 11 në numër; pjesë të vëna në muzikë, me nota bizantine. Këndohen në kisha,
në meshat e të dielave, siç këndohen dhe të tjera poezi të llojit oktoih.
Prej fletës 1 deri në fletën 53 katër rreshtat e fundit kanë pësuar një ndotje, por duke mos i
dëmtuar tekstin dhe notat. Titulli i kodikut në fletën e parë zbukurohet me një vinjetë të zbehtë,
në formë katërkëndore, në ngjyrë të kuqe, si dhe titulli i librit, i cili është i palexueshëm.
Gjithashtu në kapakun e sipërm, në faqen verso, është një mbishkrim i zbehtë i palexueshëm.
Grafia e tekstit dhe e notave: Në ngjyrë të zezë, me iniciale dhe thekse (pikëzime) të kuqe.
Tekstit me shumë vështirësi mund t’i lexohen disa fjalë, veç të tjerash sepse është i ndarë në
rrokje sipas notave dhe është i shkruar me forma jo të plota të germave. Nga këto partitura
muzikore, disa quhen “të Grigorit”: në fletën 2 recto dhe fletët 93 e 97.
Datimi, ndonëse është i vështirë, për arsye se format e shkronjave nuk janë të plota, me
përafërsi mund t’i atribuohet fundit të shekullit të 17-të dhe viteve të para të shekullit të 18-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve