KODIKU I 83-TË, I SHKODRËS
(JETË SHENJTORËSH, NË GJUHËN LATINE)
Përmasat: 20 x 13.6 cm.
Sasia e fletëve: 175.
Teksti: Në një kolonë dhe është shkruar në ngjyrë kafe të errët. Një pjesë e tekstit,
shkruar në dy kolona, është në ngjyrë të errët.


Sipas një shënimi, shkruar në kohëra të vona, pa nënshkrim, kodiku datohet i vitit 1341. Në
këtë shënim është dhënë titulli i kodikut në gjuhë latine.
Për autorin e veprës, sipas shënimit të vonë në gjuhën shqipe, thuhet: “Autori i veprës nuk
dihet, por ka të ngjarë të jetë e Shën Agustinit“.
Titujt e tekstit janë në ngjyrë të kuqe, kurse grafia është e shkruar me majë pene të gjerë.
Kapakët: Prej kartoni dhe lidhja është veshur me lëkurë.
Kodiku është sjellë në Arkivin Qendror Shtetëror prej Bibliotekës Kombëtare.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]