KODIKU I 84-T, I VOSKOPOJËS
(EKSODISTIKON – LIBËR SHËRBESASH NË VDEKJEN E JERARKËVE)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 32 x 22 cm.
Sasia e fletëve: 24.
Kapakët: Prej dërrase, të veshur me lëkurë, të stolisur me motive të presuara prej
linjash me forma të stilizuara.
Kodiku përmban lutje që lexohen gjatë shërbesës së varrimit të jerarkëve (klerikëve të lartë)
në kisha.
Grafia: E shekullit të 18-të, në ngjyrë të zezë. Titujt dhe shumë iniciale janë të rëndomta,
me ngjyrë të kuqe. Shkrimi është në një kolonë.
Në fund të fletës 24 ruhet mbishkrimi që pason në gjuhën greke: “U shkrua ky eksodhistikon
me dorën e më të voglit ndër meshtarë, të priftit Nikollë, në Voskopojë, në lagjen e Shën
Thanasit, dhe iu dhurua meshtarëve (të kishës) së Shën Mërisë, në lagjen Saraçan të
Voskopojës, më 1738“.
Kodiku në fjalë stoliset me vinjeta në formën e germës „p“-pi greke. Këto janë të mbushura
me motive floreale të stlizuara. Kodiku stoliset gjithashtu dhe me iniciale të mëdha të pikturuara
me motive prej gjarpërinjsh, si dhe me motive kuçedrash dhe më rrallë me motive shpezësh.
Në këto piktura mbizotëron ngjyra e gjelbër dhe bluja. Ka dhe të tilla që trupin e kanë të
stolisur me ar; këto nuk kanë ndonjë vlerë artistike.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve