KODIKU I 91-TË, I BERATIT
(HRISTOIDHIA: ZAKONE TË MIRA – LETËRSI UNGJILLORE-MORALE)
Materiali: Letër.
Përmasat: 29 x 24 cm.
Sasia e fletëve: 84.
Në fillim kodiku përmban një shënim me përmbajtjen që pason: “Letër nga i
shumëperëndidashuri, peshkopi … zoti Maksim“. Në fund të kësaj letre ruhet ky shënim
tjetër: ”U shkrua kjo kristoidhi me dorën e Joasafit të Beratit, më 1756, në shtator, datë 4“.
Në fletën 69, Joasafi, peshkopi i Beratit, ka shkruar një shënim, ku thotë: “Kristoidhia është
përkthyer nga gjuha latine në gjuhë greke nga i dituri, i rëndësishmi, i shkëlqyeri Andon Bizantini,
profesor në shkollën e Kostandinit“.
Kopjimi i hristoidhisë është shkruar nga Joasafi i Beratit, kurse parathënia e saj duhet të jetë
punë e Joasafit, peshkop i Beratit, nga burime epigrafike të monumenteve të Myzeqesë, e
disa me origjinë nga fshati Bubullimë i Myzeqesë.
Ky kodik ka një përmbajtje të lartë morale dhe Joasafi tregon një figurë intelektuali të shëndoshë
në shekullin e 18-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve