KODIKU I 92-TË, I KORÇËS
(KATËRUNGJILLËSH)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 19.5 x 13.3 cm.
Sasia e fletëve: 420.
Teksti: Në një kolonë, me 17 rreshta për kolonë.
Grafia: Me fjalë të pandara, me shkronja të tipit të mesëm, në ngjyrë të kuqe.
Titulli fillestar i çdo ungjilli është me shkronja kapitale, ari, shkruar në mënyrë kaligrafike të
theksuar.


Përveç grafisë artistike me vlera të theksuara të titujve të çdo ungjilli, si dhe të inicialeve të
mëdha, kodiku stoliset dhe me katër vinjeta të bukura në formë katërkëndore. E para është
në fletën 10: fillimi i Ungjillit sipas Mateut. E dyta është në faqen 130, ku fillon Ungjilli sipas
Markut. E treta gjendet në faqen 210, ku fillon Ungjilli sipas Lukës dhe e katërta në faqen 340,
ku është fillimi i Ungjillit të Gjonit. Veç këtyre, kodiku stoliset dhe me katër vinjeta të vogla mbi
listën e krerëve të çdo ungjilli. Vinjeta e vogël e Ungjillit sipas Mateut ruhet në faqen 6 recto.
Gjithashtu, kodiku stoliset dhe me 11 copë vinjeta të stolisura në ndarjen e tyre me shirita të
ngushtë të gërshetuar me një linjëzë të kuqe. Këto janë pikturuar në faqet e fletëve, prej 1-5.
E njëmbëdhjeta është në faqen 6 recto.
Katër fashikujt e parë janë shkëputur nga lidhja, si dhe fashikulli i fundit.
Duke u mbështetur në grafinë e kodikut, ky vëllim duhet t’i atribuohet dekadave të fundit të
shekullit të 13-të dhe fillimit të shekullit të 14-të.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]