INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË METALURGJISË


INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË METALURGJISË
✤ Institucion studimor e projektues në fushën e metalurgjisë pranë Kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë*, ngritur më 1978. Fillimisht u mor me studime për kapërcimin më të shpejtë të vështirësive që lindën për përvetësimin e teknologjisë së prodhimeve të shumëllojshme të Kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë» si dhe me projektime të makinerive e pajisjeve për veprat e këtij kombinati që kishin mbetur pa përfunduar. I. i S. dhe P. të M. sot zhvillon veprimtarinë e tij për përvetësimin dhe përsosjen e mëtejshme të proceseve teknologjike të uzinave të ndryshme të kombinatit, kryesisht në fushën e prodhimit dhe të petëzimit të çeliqeve, në fushën e përpunimit hidrometalurgjik të xeherorëve të hekur-nikelit, si dhe në fushën e projektimit të makinerive e pajisjeve dhe të objekteve energjetike për nevojat e uzinave ekzistuese dhe të uzinave ose linjave të reja që ngrihen për metalurgjinë e zezë. Që nga vitit 1984 Instituti e shtriu veprimtarinë studimore e projektuese edhe në fushën e metalurgjisë së metaleve me ngjyra.

(H.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Dhe I Projektimeve Të Metalurgjisë


[cite]