INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË URBANISTIKËS DHE ARKITEKTURËS


INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË URBANISTIKËS DHE ARKITEKTURËS
✤ (ISPUA). Institucion studimor e projektues në fushën e zhvillimit të urbanistikës dhe të arkitekturës, në varësi të Ministrisë së Ndërtimit. U krijua si institucion i veçantë më 1973 mbi bazën e sektorëve të studimeve e projektimeve të urbanistikës dhe ndërtimeve qytetare të Institutit Shtetëror të Projektimeve (1965) me zanafillë nga «Ndërmarrja Projekti», i pari institucion projektues në Shqipëri (krijuar më 1947). ISPUA ka 8 sektorë të studimeve e të projektimeve, më kryesorët nga të eilët janë sektori i urbanistikës së qytetit, ai i urbanistikës së fshatit, i konstruksionit, i instalimeve, i studimeve etj. Detyra themelore të ISPUA janë studimi i zhvillimit urbanistik perspektiv dhe hartimi i planeve rregulluese të qyteteve, qendrave të banuara dhe fshatrave; hartimi i projekteve tip të ndërtesave të banimit, ndërtesave shoqërore, kulturore e sportive; studimi i traditave për fordmin e frymës e të fizionomisë kombëtare të arkitekturës; hartimi i kushteve teknike të projektimit; përdorimi i metodave bashkëkohore në projektim etj. Ndihmon nga ana metodike dhe teknike Zyrat e Urbanistikës e Projektimit në rrethe. Boton broshura të ndryshme me studime e projekte tip dhe elemente të standardizuara, broshurat periodike «Nga thesari i arkitekturës sonë» etj. Ndër veprat më të rëndësishme kolektive të studiuara dhe të projektuara nga ISPUA janë hotelet turistike në Tiranë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Shkodër, Elbasan etj.; spitalet në Tiranë, Gjirokastër etj.; shtëpitë e pushimit në Durrës. Vlorë. Korçë, Pogradec; teatrot e pallatet e kulturës e të sportit në Tiranë, Durrës ,Vlorë, Korçë etj.; Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeu Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Krujë etj.: janë projektuar edhe komplekse të ndërtesave të banimit e banesa tip, ndërtesa arsimore, kulturore, administrative etj., mjaft prej të cilave janë nderuar me «Çmimin e Repubiikës».

(KI.K )

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Dhe I Projektimeve Të Urbanistikës Dhe Arkitekturës


[cite]