INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË VEPRAVE INDUSTRIALE


INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE TË VEPRAVE INDUSTRIALE
✤ (ISPVI). Institucion studimor e projektues për veprat industriale, në varësi të Ministrisë së Ndërtimit. U krijua në qershor 1979 mbi bazën e sektorëve të projektimit të veprave industriale të Institutit të Stndimeve e Projektimeve të Urbanistikës dhe Arkitekturës (shih). Ka sektorë studimesh dhe projektimesh të veprave të ind. mekanike, të metalurgjisë, të ind. kimike, të ind. së materialeve të ndërtimit, për instalimet e ujësjellësve dlie kanalizimeve, si dhe sektorë të preventivimit. tipizimit, kontrollit tekniko-ekonomik etj. Më 1983 sektorët e studimit dhe projektimit të veprave për pasurimin e mineraleve të dobishme, për inri. e lehtë dhe atë ushqimore u bashkuan përkatësisht me Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Teknoiogjisë së Mineraleve dhe Institutin e Studimeve të Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore. ISPVI zgjidh problemet teknike e shkencore që dalin gjatë ndërtimit e montimit të veprave industriale, harton projekte tip për elemente të veçanta arkitektonike, konstruktive, të ndriçimit, ngrohjes dhe ventilimit, të ujësjellësve e kanalizimeve, si dhe për objekte tërësisht të tipizuara dhe i boton ato në formë albumesh standard, nxjerr tregues tekniko-ekonomikë të veprave industriale dhe i boton në formë hroshurash periodike, bashkëpunon me mjaft institucione shkencore e teknike dhe ndërmarrjet e ndërtimit të vendit. Ndër veprat më kryesore, të studiuara e projektuara tërësisht nga ky institut janë: Uzina e shkrirjes së bakrit në Gjegjan (Kukës), Kombinati i drurit në Laç, fabrikat e qelqit në Tiranë e Korçë, Uzina e gozhdë-bulonave në Kavajë, komplekset e rritjes së shpendëve në Tiranë e Elbasan, kompleksi i rritjes së gjedhit në Maliq, fabrikat e pasurimit të mineraleve në Rehovë, Reps, Kalimash, Bulqizë, Kukës, Uzina e sodës kaustike në Vlorë, Uzina e superfosfatit në Laç, Uzina e re kimike në Durrës, Uzina e mekanikës bujqësore në Korçë, Uzina e vajrave lubrifikante në Ballsh, Uzina e nikelit dhe kobaltit në Kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë» në Elbasan, komplekset e blegtorisë intensive, fabrikat e tullave në Lushnjë, Përmet, Lezhë, Pogradec etj.

(E.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Dhe I Projektimeve Të Veprave Industriale


[cite]