ÇIFLIGU


ÇIFLIGU
✤ Ekonomi agrare feudale e përbërë nga hopshte. vreshta, ullishta, lëmenj, kasolle në pronssi private (mylk) dhe kryesisht nga toka shtetërsre mirie (toka të punueshme, livadhe, pyje) në zctërim faktikisht privat të feudalëve, të cilat u nfaheshin në ngastra të veçanta fshatarëve raja re tokë ose me pak tokë, për t’i punuar përkuncrejt pagimit në natyrë të së tretës deri në E, 7~mën e prodhimit, përveç detyrimeve të zakonshme në dobi të spahinjve dhe të shtetit. Ato ishin ekonomi bujqësore të pëmdara. Me kthimin në çifçi fshatari raja vendosej nën një shfrytëzim më të rëndë, të dyfishtë, të spahinjve e të çifiigarëve.

Procesi i krijimit të Ç. filloi nga fundi i shek. XVI dhe u zgjerua më tepër gjatë shek.XVII-XVIII me dobësimin e ekonomisë natyrore e zgjerimin e marrëdhënieve mall-para, me diferencimin më të thellë klasor në fshat hhe varfërimin e mëtejshëm të fshatarit si pasojë e intensifikimit të shfrytëzimit dhe të shtypjes feudale,të thellimit të luftës klasore etj. Shkallën më të lartë e arriti në fund të shek.XVIII fillimi i shek.XIX, kur u formuan Ç. të mëdha, veçanërisht në fushat e Shqipërisë së ulët bregdetare, në Kosovë, Çamërietj.

Shtënia në dorë e tokave nga çifligarët u bë nëpërmjet dhunës feudale, blerjes të së drejtës të përdorimit të tokës nga fshatarët e rrënuar ekonomikisht, vënies dorë mbi kullotat, pyjet, tokat djerr etj. Krijimi i Ç. cenoi pronësinë shtetërore mirie mbi tokën dhe e futi atë në rrugën e shndërrimit në pronësi private feudale të pangarkuar me detyrime ushtarake. Si rrjedhim dora-dorës u shthurr sistemi i timarit dhe u krijua një oligarki feudale vendase. midis së cilës dalloheshin familjet e mëdha çifligare të Bushatllinjve, Begollajve, Kryezinjve, Toptanëve, Altunëve, Biçakçive, Vërlacëve, Vlorajve, Delvinajve, Kokajve, Vrionasve, të Ali pashë Tepelenës etj. Ndryshimet ekonomike, shoqërore e politike që solli procesi i çifligimit u bënë baza për formimin e pashallëkeve autonome të Shkodrës e të Janinës.

Me suprimimin e pronësisë shtetërore ‘ mbi tokën e të sistemit të timarit më 1832, u njoh zyrtarisht dhe u vu nën mbrojtje nga ana e shtetit osman pronësia private çifligare mbi tokën. Kjo në vitet 40 të shek.XIX u bë forma kryesore në fushën e pronësisë, duke përfshirë rreth 55% të tokave të punueshme (afro 700 mijë ha).

Pas mesit të shek.XIX Ç. u përfshinë në rrugën e zhvillimit kapitalist. Ekonomia natyrore e tyre filloi të shthurej me ritme të shpejta. Procesi i diferencimit ekonomik-shoqëror e ktheu çifçiun në bujk punëtor (gjysmatar ose qesimtar) dhe në punëtor bujqësor (argat), me një detyrim ekonomik që nuk ishte më formë e rentës feudale. Pronarët çifligarë humbën dalngadalë fizionominë e mëparshme si feudalë dhe filluan të përvetësonin tiparet e një borgjezie çifligare. Nën veprimin e ligjeve ekonomike kapitaliste, prona çifligare u zvogëlua dhe u copëtua vazhdimisht, veçanërisht në vitet 20-30 të shek.XX. Në vitin 1912 ajo kapte në Shqipëri një sipërfaqe prej 210 mijë ha (rreth 55% të tokës së punueshme), ndërsa më 1945 ishte përgjysmuar në rreth 106,3 mijë ha (afro 27% të tokës së punueshme). Ajo ishte ndarë midis çifligarëve privatë, shtetit dhe institucioneve fetare.

Prona çifligare nuk iu përshtat dot ligjeve ekonomike kapitaliste. Ajo mbeti një pronë me qeverisje anakronike, e karakterizuar nga prapambetja e forcave prodhuese dhe nga mbeturina të theksuara feudale në prodhim, një ekonomi me rendimente shumë të ulëta. Pozita e saj në ekonominë bujqësore erdhi duke u dobësuar vazhdimisht. Për pasojë u dobësua edhe fuqia ekonomike e politike e pronarëve çifligarë si klasë. Prona çifligare në Shqipëri u eliminua me zbatimin e Reformës Agrare më 1945.

(S.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çifligu


[cite]