INTELEKTUALIZMI
✤ Pikëpamje e praktika që çojnë në mbivlerësimin e punës mendore ndaj punës fizike, të teorisë ndaj praktikës, të njerëzve të punës mendore ndaj atyre të punës fizike, të kuadrove e inteligjencies ndaj klasës punëtore e masave punonjëse. Baza ideologjike e intelektualizmit është idealizmi. Intelektualizmi ushqen e nxit burokratizmin dhe liberalizmin. Ai bëhet bazë për përhapjen e individualizmit, egoizmit, mendjemadhësisë, qëndrimit oportunist në luftën e klasave. PPSH luftën kundër intelektualizmit e ka trajtuar gjithmonë si pjesë përbërëse e luftës së klasave për edukimin e kalitjen revolucionare të njeriut të ri, për formimin e botëkuptimit komunist të masave në tërësi e të kuadrove në veçanti.
(E.A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Intelektualizmi
[cite]