ÇIFUTËT NË SHQIPËRI


ÇIFUTËT NË SHQIPËRI
✤ Popullsi me prejardhje rrga viset e Mesdheut Lindor, e cila u shpërnda qysh në antikitetin e vonë në trevat e Perandorisë Romake. Në mesjetë dokumentohen të paktën qa nga shek.XIII në qytetet shqiptare, si në Durrës, JVlorë, ku dallohen nga tiparet e tyre errriko-fetare. Në fund të shek.XV grupe çifutësh rë degës mesdhetare sefardine të ndjekur nga urkuizicioni spanjoll dhe portugez, u strehuan në Shqipëri, kryesisht në kohën e sulltan Bajazitit H. Ata krijuan në Vlorë, Artë dhe Prevezë barhkësitë e para e më vonë edhe në Berat, Janinë, zroasan, Shkup, Prizren, Manastir etj. Çifutët merreshin kryesisht me tregti dhe me dhënie faizi.

Bashkësitë çifute në Shqipëri krijuan si kudo institucionet fetare e administrative-gjyqësore të veta, të cilat rregullonin punët civile e fetare si dhe marrëdhëniet e tyre me shtetin. Në qytete jetonin në lagje të veçanta dhe gëzonin të drejtën e kultit. Si shtetas osmanë, ishin të detyruar vit për vit t’i paguanin Portës së Lartë detyrimet perkatëse. Bashkësitë çifute të Shqipërisë luajtën në shek.XVI-XVII një rol si ndërlidhëse midis çirutëve të Perëndimit dhe të Lindjes. Në shtetin shqiptar nuk ka pasur diskriminim ndaj çifutëve, si ka ndodhur në shumë shtete të tjera të Ballkanit dhe të Evropës P. Gjatë Luftës II Botërore jo vetëm çifutët vendas, por dhe të huajt populli shqiptar i strehoi, i mbrojti dhe i shpëtoi nga shfarosja naziste.

(Z.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çifutët Në Shqipëri


[cite]